“Këlliçi tha se do bëjë transportin falas”, Ngjela: E premtuan komunistët, s’bëhet
Avokati Spartak Ngjela tha se premtimi i bërë nga Belind Këlliçi, i cili tha se nëse do fitonte zgjedhjet qytetarët e Tiranës do të përfitonin transport publik falas, është një premtim i cili është bërë më herët nga komunistët në perëndim.
Sipas avokatit ky premtim nuk është i mundur të realizohet pasi shteti nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Ai tha se sërish do të paguanim, ndonëse mbase me anë të taksave.
“E kanë përdorur partitë komuniste në perëndim. Çdo të thotë falas? Nuk njohin shtetin. Domethënë do ta paguajë buxheti i shtetit. Paguan taksa ti? Edhe unë. Do e paguajmë ne. Ku ka pa pagesë?! E kuptoni se ku janë? Nuk bëhet ajo, kanë dashur ta bëjnë komunistët në perëndim dhe demokristianët talleshin. Se ku do i gjejë shteti? Nuk ka rëndësi funksionon apo nuk funksionon si premtim, por kur të vijë kohë nuk e realizon dot”,-tha për Euronews Albania avokati Spartak Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alibeaj njoftoi kandidimin e PD-së në 16 bashki, reagon ashpër Berisha
- Spartak Ngjela: Roland Bejko nuk është propozim i dobët, Këlliçi është i panjohur
- Zbardhet VKM, qeveria financon shpenzimet e mjekimit të presidentit Bajram Begaj
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare