“Me Putinin nuk ka raporte të këqija”, Hoti: Erdogani, lojtar pragmatik në politikë
Dritan Hoti i ftuar në Euronews Albania ka bërë një analizë të politikës së presidentit turk Erdogan. Ai ka cituar ish presidentin Donald Trump duke thënë se Erdogan është një lojtar i shquar në fushën e shahut të politikës.
I pyetur për marrëdhëniet e presidentit turk me atë rus, Hoti tha se nuk kanë marrëdhënie të këqija, por kanë mendime të ndryshme për politikën e jashtme.
“Erdogan është imponuar si një mediator sa i takon marrëdhënieve me Rusinë. Ka pasur marrëdhënie jo të këqija me Vladimir Putinin, që kanë qenë marrëdhënie personale, por nga ana tjetër në qëndrimin e tij në politikën e jashtme i janë imponuar imperativat e proceseve historike, pra perceptimet e tij personale dhe interesat e Turqisë.
Turqia nuk përputhet me Rusinë sa i takon çështjes së Azerbajxhanit, në çështjet e Libisë, pra ka pasur një situatë komplekse ndërmjet dy liderëve me një përmbajtje autokritike. Donald Trump e ka shquar si një lojtar të shquar në fushën e shut të gjeopolitikës botërore. Është një lojtar pragmatik dhe jo dogmatik në gjeopolitikën botërore dhe ka disa marrëdhënie individuale me disa lider, por nga ana tjetër ka dhe mospërputhje esenciale me Rusinë”,-tha për Euronews Albania Dritan Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi