Transport publik falas? Soko: Dua të shoh dokumentet, si e llogarit Këlliçi
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se premtimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për transport publik falas, ka një faturë financiare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Soko u shpreh se do donte që të shikonte dokumentet, sesi Këlliçi dhe stafi i tij e kanë llogaritur diçka të tillë.
“Premtimi i zotit Këlliçi ka një faturë financiare. Unë tani po flas në petkun e këshilltarit bashkiak, por e marrim të mirëqenë dhe një propozim që vjen nga kryetari i bashkisë. Unë, përpara se të jap një vendim, dua të shikoj matematikën nga mbrapa. Kostot e operimit të transportit publik në këtë formë siç është, është 36 milionë euro.
Sot që flasim, kostoja mujore e kompanive që realizojnë ndërqytetas dhe rrethqytetas në Bashkinë e Tiranës, shkon diku te 3 milionë euro në muaj. Në vit, diku te 36 milionë euro. Si do shkojmë te shifra e 18 milionë eurove që thotë zoti Këlliçi? Dua të shoh letrat”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Premtimi i Këlliçit për transportin publik falas, gazetari: Ja sa kushton për 1 vit
- “Këlliçi tha se do bëjë transportin falas”, Ngjela: E premtuan komunistët, s’bëhet
- Belind Këlliçi shpall platformën për Tiranën, premton transport falas dhe ujë 24 orë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare