Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit

30 Mars 2023 | 11:24

Katër bankierë që ndihmuan një shok të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putinit të depozitonte miliona franga përmes llogarive bankare zvicerane janë dënuar për mungesë kujdesi në transaksionet financiare.

Të katërt u shpallën fajtorë të enjten për akuzën se ndihmuan Sergey Rolduginin, një violonçelist i cili është quajtur “kuleta e Putinit” nga qeveria zvicerane, i cili është edhe kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Marias.

Bankierët – tre rusë dhe një zviceran – ndihmuan Rolduginin të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane gjatë periudhës prej vitit 2014 deri më 2016.

Këta katër burra, të cilët nuk mund të identifikohen u shpallën fajtorë në një seancë në Gjykatën e Zyrihut dhe u dënuan me kusht me nga shtatë muaj secili.

Në aktakuzën e parë publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters theksohej se si njerëz si Roldugini përdoren për të fshehur pronarët e vërtetë të parave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në një port peshkimi në Ekuador, shkatërrohen dhjetëra anije

Një zjarr i madh ka përfshirë portin e peshkimit të Mantës në provincën Manabí në Ekuador, duke shkatërruar dhjetëra anije dhe duke shkaktuar panik në...
15:13 | 07/06/2026

Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë

Oficerë të lartë të ushtrisë libaneze janë midis të paktën 12 personave të vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Libanin jugor, disa ditë pasi...
09:28 | 07/06/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Ushtria amerikane rrëzoi 2 dronë iranianë mbi Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane rrëzuan dy dronë sulmues iranianë me një drejtim mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se mjetet ajrore...
09:05 | 07/06/2026