Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh
Policia Kufitare në Borsh ka ndërhyrë pas konstatimit të një mjeti lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin duke u larë në det.
Gjatë patrullimit në zonën e quajtur “Krorëz”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues që ishte futur brenda zonës së sigurisë, ku prania e tij përbënte rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Menjëherë pas ndërhyrjes, Policia ndaloi drejtuesin e mjetit dhe ndërmori procedurat administrative përkatëse.
Në përfundim të veprimeve, policia i vendosi atij një gjobë me vlerë 500.000 lekë të rinj, si dhe i bllokoi mjetin lundrues.
Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet kufitare po vijojnë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Në apel drejtuar përdoruesve të mjeteve lundruese, autoritetet kërkojnë respektimin e perimetrave të sigurisë dhe shmangien e hyrjes në zonat e dedikuara për pushuesit, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë
- 08:07 Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen