Fotogaleri| Letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës do të dërgohen në Hagë

30 Mars 2023 | 12:18

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur sot se letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës do t’i dërgojnë në Hagë, për ushtarët e UÇK-së.

Pas ligjëratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, Musmurati ka theksuar se fëmijët kanë bërë punime të ndryshme, të cilat i kanë shpërndarë në OVL të UÇK-së.

“Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Musmurati në Facebook.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026