Protestë për komandantët e UÇK, Mehmeti: Nuk do të ketë efekt nëse…

29 Mars 2023 | 11:58

Gazetari Lirim Mehmeti tha se protesta që do bëhet për të burgosurit në Hagë, nuk do të ketë efekt nëse nuk ndërmerret asnjë hap.

I ftuar në Euronews Albania, Mehmeti theksoi se për të ndikuar tek Gjykata Speciale duhet të vetë-dijësohen sponsirizuesit e Gjykatës, SHBA dhe BE.

“Njëri nga avokatët e Thaçit thoshte që  edhe sikur të punohet çdo ditë, brenda viteve do të jetë e pamundur që të përfundojë procesi. Ka parregullsi në proces. Akuza për trafikim organesh nuk gjendet askund. Nëse protesta do të kishte efekt nëse do të merren hapa konkret. Fakti që nuk do të merret asnjë hap protesta s’do të ketë efekt.

Për të prodhuar ndonjë efekt me Gjykatën Speciale duhet të vetë-dijësohen sponsirizuesit e Gjykatës. Pakënaqësi ka pasur dhe para dhe  gjatë dhe pasi është bërë Gjykata Speciale për mënyrën se si është bërë. Nga Gjykata Speciale kanë rrjedhur disa dokumente që më pas në rrethana  të dyshimta kanë rënë në dorë të veteranëve të luftës së Kosovës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026