I droguar në timon, arrestohet i riu që kryente manovra të rrezikshme me makinë

29 Mars 2023 | 11:19

Policia ka  arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë pasi është kapr duke kyer mnovra të rrezikshme me automjet  në rrugë, ndërkohë që ishte dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se i riu i identifikuar si B. K. është ndëshkuar dhe me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026