Mungesa e stafit mjekësor, Italia në kërkim të mjekëve dhe infermierëve të specializuar për në kujdes intesiv

17 Nëntor 2020 | 10:33

Italia po përballet jo vetëm me shtimin e pacientëve me COVID-19, por tashmë sfidë mbetet edhe gjetja e profesionistëve e specialistëve, të cilët mund të operojnë me pajisjet e frymëmarrjes.

“Problemi me të cilin po përballemi është se vetëm specialistët mund të punojnë brenda njësive të kujdesit intensiv, që përfshin si mjekë të specializuar ashtu edhe infermierë. Shifrat nuk janë inkurajuese megjithatë, ne kemi nevojë për 2000 mjekë të cilët mund të operojnë me pajisjet  për frymëmarrje. Nuk ka mjaftueshëm mjekë të trajnuar”, u shpreh Carlo Palermo, kreu i Unionit Kombëtar të Mjekëve.

Që nga fillimi i pandemisë qeveria ka planifikuar të rrisë numrin e shtretërve në kujdes intensiv nga 5200 me synimin për të arritur një total prej rreth 11,000.

“Kjo do të nënkuptonte shtimin e më shumë shtretërve ku tashmë ka mungesë të personelit mjekësor që do të thotë ulje të nivelit të sigurisë dhe cilësisë së trajtimeve”, shtoi ai.

Punësimi i mjekëve të rinj që ende nuk kanë përfunduar studimet mund të jetë një zgjidhje. Në rajonet në veri të vendit sikundër në Pieomonte dhe Lombardi autoritetet lokale u janë drejtuar OJQ për ndihmë duke u kërkuar mjekë nga e gjithë bota.

Doktor Foad Aodi, është kryetari i shoqatës së mjekëve të huaj që jetojnë në Itali. Grupi përfaqëson gjithsej 77.500 profesionistë, përfshirë infermierët. Normalisht do të kërkohej një shtetësi e plotë për t’u punësuar, por duke pasur parasysh urgjencën, një dekret i fundit ka lejuar aplikimet e tyre. Në realitet vetëm disa prej tyre janë duke u marrë me këtë praktikë.

“Disa autoritete rajonale sigurojnë ndërveprimin e tyre politik me legjislacionin. Të tjerët na thërrasin për të siguruar kontakte me mjekë të huaj pa u menduar shumë nëse ata kanë apo jo shtetësi të plotë”, shpjegon Dr. Faod Aodi.

Rajonet në Itali mund të marrin vetë vendimet kur bëhet fjalë për shëndetin publik. Shoqata i ka bërë një thirrje qeverisë duke kërkuar që legjislacioni të zbatohet në të njëjtën mënyrë në të gjithë vendin. Duke përbërë vetëm 8% të PBB-së së vendit, investimi i përgjithshëm i Italisë në sektorin shëndetësor është nën mesataren e vendeve të tjera evropiane, të tilla si Gjermania dhe Franca. një çështje që tani po pengon luftën kundër COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

”Moderna” optimizëm në ekonomi, rriten aksionet në bursë pas lajmit të 94.5% efektshmëri të vaksinës

staPresidenti i zgjedhur Joe Biden kërkon koordinim për pandeminë, Trump krenar për vaksinën e Moderna

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026