“Kush ka qenë spiun t’i hiqet mandati”, Balla: Të hapur për propozimin e PD

31 Mars 2023 | 10:43

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha për mediat se në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, PS ka propozuar që në momentin që një deputet rezulton se ka qenë bashkëpunëtor, e humb mandatin menjëherë.

Balla u tregua i hapur për të marrë parasysh edhe propozimin e opozitës me qëllimin e vetëm që të dilet në një variant të përbashkët deri në verë.

“Propozimi ynë është që kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit e humb mandatin e deputetit menjëherë. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrja bëhet përmes Autoritetit të Dosjeve që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar”, tha Balla.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë....
10:03 | 18/06/2026

Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve

Pas rënies nga Superliga në Kategorinë e Parë dhe një sezoni jashtë objektivave, Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri. Vlonjatët kërkojnë rikthimin...
10:00 | 18/06/2026

Tjetërsim i kundërligjshëm pronash në Dibër, 14 masa sigurie për ish-zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës

Një hetim 7-mujor i Policisë dhe Prokurorisë së Dibrës ka çuar në finalizimin e operacionit të koduar “Tjetërsimi”, i cili zbuloi një skemë të dyshuar...
09:30 | 18/06/2026