Tjetërsim i kundërligjshëm pronash në Dibër, 14 masa sigurie për ish-zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës
Një hetim 7-mujor i Policisë dhe Prokurorisë së Dibrës ka çuar në finalizimin e operacionit të koduar “Tjetërsimi”, i cili zbuloi një skemë të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve për tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.
Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, si dhe ndaj disa shtetasve, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat. Gjithashtu, tre persona janë shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, hetimet kanë dokumentuar një skemë të organizuar, ku zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Dibrës, në bashkëpunim me një notere dhe persona privatë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime administrative të kundërligjshme për të kaluar prona në favor të shtetasit Teshar Doçi dhe familjarëve të tij.
Gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg” për Teshar Doçin, i konsideruar si përfitues i skemës, si dhe për familjarin e tij Fatjon Çakrri, të dy të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.
Ndërkohë, masa “Arrest në shtëpi” është caktuar për K. Xh., ish-specialist matjesh në terren në ASHK Dibër, dhe për R. L., përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në këtë institucion, të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e kanë marrë gjashtë punonjës dhe ish-punonjës të ASHK-së Dibër: E. V., G. H., V. Gj., Xh. H., D. D. dhe F. P., të gjithë të dyshuar për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. E njëjta masë është caktuar edhe për E. D., bashkëshorten e Teshar Doçit, e dyshuar për mashtrim në bashkëpunim.
Policia ka shpallur në kërkim D. Gj., aktualisht zëvendësdrejtor dhe ish-drejtor i ASHK-së Dibër, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në burg”; noteren A. M., për të cilën është caktuar masa “Arrest në shtëpi”; si dhe N. U., familjar i Teshar Doçit, ndaj të cilit është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Sipas hetuesve, dokumentet e falsifikuara dhe procedurat administrative të kundërligjshme janë përdorur për të realizuar tjetërsimin e pronave në favor të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran