Akuzat për financime ruse, Balla: Kryemadhi të dalë të sqarojë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për mediat sa i takon një financimi rus i cili dyshohet se i është bërë Monika Kryemadhit.
“Është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini e cila përmes oligarkëve, si fjalë që është tashmë në modë, përmes biznesmenëve përfitues të fondeve nga bordorot e Vladimir Putin, të kenë financuar politikanë nga vende të ndryshme në Europë.
Një rast i ngjashëm është zbuluar në Gjermani para pak kohësh, në Austri, në Itali dhe më së shumti në vendet e rajonit tonë dhe ish-bllokut komunist. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë të caktuar për të dëmtuar demokracinë në ato vende dhe për të krijuar një front pro-rus në këto vende. Tani është ora 10, mendoj që në 8, Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe ta kishte sqaruar këtë çështje. Pra, si ka mundësi që gjendesh në dokumente që në faqe të parë janë dokumente zyrtare dhe rezulton që je aksionere, aksionere me kë? I ke në listat e zeza të SHBA-së dhe më e rëndësishmja ne deklarojmë çdo lloj llogarie bankare brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Është në panik”, Kryemadhi për Ramën: U ul te Majko që se vuri në listë për deputet
- “Serbia të ballafaqohet me të kaluarën”, paralajmërimi i Albin Kurtit
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës