“Serbia të ballafaqohet me të kaluarën”, paralajmërimi i Albin Kurtit
“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj”. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore, në nder të 40 të vrarëve nga forcat serbe, në lagjen “Dardania” në Pejë.
Bashkë më Kurtin ishin edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.
Kryeministri Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e atyre që kanë bërë masakra në Kosovë.
“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka deklaruar Kurti
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë