“Është në panik”, Kryemadhi për Ramën: U ul te Majko që se vuri në listë për deputet
Monika Kryemadhi tha në mocionin me debat të mbajtur këtë të enjte për çështjen “McGonigal”, se për të kuptuar rëndësinë e çështjes mjafton të shihet paniku që pati kryeministri Rama kur diskutohej për këtë çështje.
Sipas saj ai nuk kishte guxim të dëgjonte pyetjet dhe argumentimet, ndaj zgjodhi të tregohej i dashur me Majkon, të cilin nuk e kishte vendosur as në listë për deputet.
“Ka një problem shumë të madh për çështjen Mcgonigal, sado të flasim këtu mjafton paniku që kishte Kryeministri kishte në momentin që flitej për çështjen “McGonigal”. Ai u ul pranë kolegut tonë Pandeli Majko, mikut tim të vjetër, të cilin nuk e vuri në listë as për deputet, por duhet të arrestohej Alqi Bllako që të futej Pandi deputet. Nuk kishte guxim as të rrinte këtu dhe të dëgjonte pyetjet dhe argumentimet për deputetët e opozitës, por shfaqi dashuri të madhe për deputetët e tij”, u shpreh Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në Parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Byrektorja vazhdon punën”, Rama paralajmëron tjetër non grata
- “Rama u largua nga Kuvendi“, Boçi kërkon ndërprerje të seancës plenare
- Rama: Po, kam ngrënë darkë me McGonigal dhe më ftoi ai
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor