“Byrektorja vazhdon punën”, Rama paralajmëron tjetër non grata
Në fund të fjalës së tij në seancën maratonë të Kuvendit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe për një tjetër “non-grata”.
Rama përdori një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, por të mbushur me metafora për të dhënë mesazhin se një politikan tjetër shqiptar pritet të shpallet së shpejti non-grata nga DASH.
“Ju presim në 14 maj për të na mundur më keq se na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve dhe deri atëherë kujdes se byrektorja bën punën. Gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë. Faleminderit,” – u shpreh Rama duke paralajmëruar kështu për një tjetër non grata.
Ndërkohë që në hyrje të fjalimit të tij Rama e përdori metaforën e byrekut për shpalljet “non-grata” nga SHBA.
“Sikur non-gratat të dilnin si byrekë me lekë, kushedi si do kishin dalë. Vetëm Pandeli Majko do të kishte shpëtuar. Se imagjinoni ç’do ishte bërë me Gramoz Russin, Fatmir Xhafajn se me mua po e po. Ka 100 vjet që thuhet se Amerika palos dhe Amerika dyllos,” – tha kryeministri më herët.
Pas paralajmërimit Rama u largua nga seanca maratonë e kësaj të enjteje që pritet të zgjasë 24 orë.

Në debatin me mocion që do të zhvillohet për çështjen McGonigal grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë