“Basha hesht kur akuzohet”, Balla: Komisioni Parlamentar do të mbledhë fakte për luftën e UÇK-së në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në një komunikim me gazetarët, se ngritja e Komisionit të Posaçëm nga Kuvendi i Shqipërisë, për të mbledhur fakte në lidhje me veprimtarinë e UCK-së në Shqipëri, nuk ka ta bëjë me rolin e Lulzim Bashës pranë institucioneve ndërkombëtare të atashura në Kosovë në vitin 1999, dhe as me dyshimet që janë hedhur mbi të për fshehjen e një kasete të masakrave serbe në Krushë.
“Kjo është një çështje e një morali të munguar nga ana Lulzim Bashës për ti dhënë përgjigje disa çështje. Do t’ju vë në dispozicion një dokument që vetë Basha e deklaron në CV-në e tij depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, teksa thotë që në ’99 ka punuar si përgjegjës operacion ale i Zyrës së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Lulzim Basha me heshtjen e tij historikë për çdo akuzë që ngrihet ndaj tij thjesht e vetëm konfirmon të vërtetën”, tha Balla.
Më tej, Balla, sqaroi gazetarët përsa I përket idesë dhe momentit që u zgjodh për të ngritur këtë Komision të Posaçëm nga Kuvendi, pikërisht pas akuzave të Hagës për komandantët e luftës.
“Shqipëria duhet që të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen të gjitha fakteve për të nisur më pas, pse jo dhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Zbardhja e ngjarjeve që involvon Shqipërinë është në dobi të qartësimit se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga UÇK-ja në territorin shqiptar, sikurse personalisht jam i bindur se nuk ka pasur krime lufte nga UÇK-ja edhe në territorin e Kosovës”, tha ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq