Largimi i mjekëve nga Shqipëria, Dollenberg: Rritja e pagave nuk e frenon
Rritja e pagave për mjekët specialist duket se nuk do të frenojë largimin e bluzave të bardha.
Sipas gjykimit të mjekes Aurora Dollenberg, politika mbajtëse duhen bërë për mjekët e rinj, të cilët në sondazhet e kryera nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë kanë nxjerrë në pah se arsyeja e largimit nga shqipëria nuk janë pagat por edukimi në vazhdim.
“Është pikërisht kategoria mjek i ri që po largohet, mjeku specialist është i etabluar në sistemin shëndetësor shqiptar dhe shpërblimin do e quaj shumë pozitiv, por duhet të mendohet për atë fraksionin e mjekve të rinj si ti motivojmë të mos largohen dhe ëshët pikërishte dukimi në vazhdim, që nënkupton specializimet me kuota të paguara e drejta për të bërë doktoratura është arsyeja pse ikin se duan një kariere të sigurt në vendet europiane”, u shpreh ajo.
Sa i takon deklaratës së kryeministrit se studentëve të mjeksisë do t’ju jepet diploma pas përfundimit të praktikës dhe jo të studimeve dollemberg e komenton:
“Të gjithë ata që startojnë të anazhohen që në momentin zero , e quaj një masë të rëndësishme, për të siguruar staf mjeksor për 5 vitet e ardhëshme, por nuk mund të zbatohet për ato që kanë nisur tashmë fakultetin ose e kanë mbaruar atë”, theksoi ajo.
Sipas të dhënave të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Shqipërisë i kanë ikur deri më tani 5000 bluza të bardha, 1500 prej të cilëve mjek të punësuar në Gjermani.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta