Rama: Nuk financojmë studentë mjekësie që të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman
Kryeministri Edi Rama ishte në një kompani fasonerie në Kamzë, nga ku u zotua se do të bëjnë çmos që të rrisin pagat dhe punonjësit të marrin trajtimin e duhur në vendet e punës.
Ai insistoi se nuk do të financojnë më me taksat e qytetarëve studentë në mjekësi që pastaj ata të shkojnë e t’i shërbejnë popullit gjerman.
“Arsyeja pse qeveria financon studime dhe mbulon kosto dhe shpenzime të studentëve është që këta studentë t’i shërbejnë popullit këtu dhe që qeveria të përmbushë qëllimet e vetë shtetit dhe misionet e funksionet e sistemeve të shërbimeve publike këtu, por qoftë e para, pra paga minimale, qoftë kjo e mjekëve, qoftë dhe paga të tjera të targetuara që ne do të rrisim siç kemi bërë më parë me pagën e gjykatësve dhe prokurorëve; sot gjykatësit dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë që ta dini ju, paguhen më shumë sesa ne që jemi këtu, por është bërë për të mbështetur reformën në drejtësi dhe për të mbështetur gjithë atë proces ku ne duam të kemi njerëz të cilët të zbatojnë atë që ne kemi të shkruar ne letër,” – u shpreh Rama.
Ndërkaq, kryeministri tha se do të publikojnë dhe një plan për rritjen e pagave.
“Në rast se kjo kompani punon edhe të shtunave, ama shton për ata që punojnë të shtunën, pjesë në pagë, këto janë gjëra për të cilat ne do të bëjmë çmos që të kenë fjalën e tyre dhe zërin e tyre. Fatkeqësisht sindikatat në Shqipëri janë fantazma, por ne do të bëjmë çmos që zëri i punonjësve të dëgjohet,” – u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë