Shtohen fëmijët e infektuar me COVID-19, Kuli: Nga fillimi i pandemisë, 62 fëmijë të shtruar, 10 po mjekohen
Rritja e numrit të përgjithshëm të pacientëve me covid ka rritur edhe numrin e fëmijëve të prekur nga ky virus në vendin tonë. Nga nisja e pandemisë deri tani zyrtarisht rezultojnë të prekur 716 fëmijë nga mosha 1 muaj deri në 15 vjeç. Grupmosha 0-4 vjeç zë 0.8 % të të prekurve, ndërsa 2% të pozitivitetit të përgjithshëm e zë grupmosha 4-15 vjeç. Nga fillimi i pandemisë në pavijonin e dedikuar për fëmijët me covid, ka pasur 62 fëmijë të shtruar, ndërsa 10 prej tyre sipas Shefes së Shërbimit të Pediatrisë Infektive po marrin mjekim aktualisht.
“Shtimi i numrit pozitiv tani ka dhënë dhe shtimin e numrit të fëmijëve pozitivë. Aktualisht kemi 10 fëmijë të shtruar, në gjendje të kontrolluar klinike, që janë në gjendje të mirë, por rrinë për arsye të pneumonisë shoqëruese, të ekzaminimeve laboratorike që nuk janë normalizuar.Kemi një fëmijë me pneumoni të rëndë me pamjaftueshmëri të frymëmarrjes , pra me oksigjen , por jo me frymëmarrje të drejtuar dhe fëmija që është transferuar dje tëk ne që ka dalë pozitiv që dyshohet për sindrome kavasaki,” – thotë shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Kuli.
Një nga ndërlikimet që mund të shfaqë ky virus tek fëmijët dhe kryesisht tek ata që e kalojnë në gjendje të lehtë, është dhe shfaqja e sindromës kavasaki. Sipas mjekes prindërit duhet ta dallojnë atë përmes këtyre shenjave:
“Përveç temperaturës që zgjat mbi 5 ditë, ka skuqje e syve , gjëndrat në qafë, puçrrat në lëkure, ënjtje e duarve dhe këmbëve , plasaritje e buzëve. Momentalisht kemi një fëmijë që dyshojmë për sindromë kavasaki edhe ai me Covid , me tampon pozitiv, me të gjitha shenjat e kësaj patologjie, gjendja është jo e mirë,” – thotë mjekja Kuli.
E pyetur në lidhje me ekzistencës e vatrave të COVID-19 në çerdhe kopshte dhe shkolla ajo u përgjigj se rastet e evidentuara në këto institucione kanë qenë sporadike dhe përkojnë me infektime të tjera në familjet e fëmijëve.
Lexoni gjithashtu:
Gjashtë viktima dhe tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut