Rrëfehet Leta, faturistja e urbanëve: Xhepistët nuk i denoncojmë se na rrahin
Zonja Leta, prej disa muajsh faturino autobusi, tregon se tashmë mund t’i dallojë se kush janë “xhepistët” që po përdorin autobusin. Gjithsesi, ajo shprehet se faturinot nuk i denoncojnë dot se marrin kërcënime dhe hajdutët mund t’i rrahin.
“U them pasagjerëve, zemra hajdeni brenda se hajdutërit këtu i keni. I kam dalluar të gjithë hajdutët që futen. Ata rrinë te dera unë u them o zemër më jep abonenë. ata shikojnë dhe nuk e kanë mendjen, ata shikojnë se kë të vjedhin. Kanë vjedhur, portofola, abone, çfarë kanë gjetur. Unë u them gjithmonë pasagjerëve, mos rrini aty se rrinë të gjithë te dera. Hajdeni këtej u them. Janë shumë xhepista”.
E pyetur nëse ka shpëtuar ndonjëherë ndonjë person që ka qenë duke u vjedhur, Leta është përgjigjur se jo, e më tej ajo ka treguar se fatorinot ka raste që i shikojnë xhepistët, por nuk tregojnë pasi kanë frikë prej tyre
“Unë nuk kam shpëtuar, por një shoku im më tha që unë e pash por nuk thosha dot se më rrihte. kanë frikë nga xhepistët se thonë a rrahin, na vrasin. unë i marr me të mira, nuk më ka ofenduar asnjë”, tha faturistja Leta për emisionin “Real People”, në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta