Basha takim me biznesin në Tiranë: Duhet të rrëzojmë këtë sistem të korruptuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesin në Tiranë. Kryedemokrati është shprehur se qytetarët kanë nevojë për një qëveri që punon për ta.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja.
Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje.
Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, kryedemokrati zhvilloi edhe një bisedë edhe me biznesmenin Gjok Bunaj. Ky i fundit theksoi se ka falimentuar nga taksat e larta që ka vendosur qeveria.
“Edhe këto janë një mal me lekë të gjitha, kam falimentuar! Letrat dhe tatimet vinë, përditë paguaj tatime”, u shpreh biznesmeni.
Ndërkohë Basha nënvizoi se duhet të rrëzohet kjo qeveri e korruptuar.
“Jo ne duhet të rrëzojmë këtë sistem të korruptuar. Ne duhet të ndryshojmë këtë sitem.
Duhet ti kthejmë shpresën Shqipërisë. Ti japim një shpresë të re Shqipërisë. Dhe me gjithë energjit tona të bëjmë të mundur atë që bën çdo vend tjetër i rajonit.
Që paratë e shqiptarëve të shkojnë për të ndihmuar njerëzit, familjet në nevojë dhe biznesin. Të japin kredi me kushte të favorshme për biznesin që është në vështirësi dhe për shkak të pandemisë”, tha ai.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West