Kthimi i Vjosës në park kombëtar, thirrja e Leonardo Di Caprio: Lumenjtë të shpëtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve
Aktori i mirënjohur Leonardo Di Caprio përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar për të disatën herë në kuadër të mbrojtjes së lumenjve të egër nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.
Ai e ka sjellë në vëmendje lajmin e mirë që vjen nga Shqipëria sa i përket refuzimit të projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës në park kombëtar.
Në shkrimin e tij Di Caprio i bën thirrje kryeministrit të Bosnje Hercegovinës për të mbrojtur lumenjtë nga hidrocentralet.
“Teksa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnje Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e “zemrës blu” të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm prej hidrocentraleve të vogla, ka të reja premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga ndërtimi i hidrocentraleve,” – u shpreh aktori.
“Në 25 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se projekti i digës së Kalivaçit ishte refuzuar dhe se zona do të bëhej një park kombëtar. Parku kombëtar i Lumit të Egër Vjosa, do të bëhej vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra mijëra specie si ngjala europiane e rrezikuar globalisht dhe insektin Vjosa të zbuluar së fundmi,” – u shpreh ai.
“Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës, ndërkohë që parku mund të bëhej model për strategjinë e biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.
Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnje Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të ‘zemrës blu’ të Ballkanit,” – përfundoi shkrimin e tij Leonardo Di Caprio.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa në fotografi, bukuria dhe degradimi i lumit tërheqin vëmendjen e fotografit
Dita Botërore e Lumenjve, OJF-të i shkruajnë Ramës: Ndal HEC-eve për të shpëtuar Vjosën
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal