15 milionë euro nga BERZH, paratë për trajnimin e studentëve të mjekësisë për pandeminë
Qeveria shqiptare do të marrë nga Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillim një kredi prej 15 milion eurosh për të menaxhuar krizën COVID-19.
Në parlament është depozituar një projektligj i cili autorizon ekzekutivin shqiptar të lidhë një kontratë me BERZH në formën e një kredi e butë e cila do të shlyet për 12 vjet.
Një ndër format se si do të shpenzohen këto para është duke trajnuar profesionistë të kualifikuar në fushën e shëndetit, të cilët aktualisht nuk punojnë në sistemin publik si dhe të studentëve të vitit të fundit të mjekësisë, me qëllim ofrimin e shërbimeve klinike për t’iu përgjigjur pandemisë.
Krahas kësaj, janë parashikuar që me këto para të blihen edhe tampon testues për personat që janë të dyshuar si të prekur me COVID-19. Ndërsa për transportin e të sëmurëve është parashikuar edhe blerja e disa ambulancave të reja.
Kjo është kredia e radhës që qeveria shqiptare po merr nga bankat ndërkombëtare që nga zbulimi i pacientit zero në Shqipëri.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq