Balla kërkon të ndalohet Tik-Toku në institucionet publike: Rrezik për sigurinë

3 Prill 2023 | 13:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Komisionin për Integrimin Europian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, pasi sipas tij është një rrezik për sigurinë

Në fjalën e tij në Komision ku u diskutua projektligji për median audiovizive, Balla u shpreh se mazhoranca do ta mbështesë atë ashtu siç ka ardhur propozimin nga qeveria.

“AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook dhe Instagramit u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, që është çështja e mbrojtjes se të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet që dhe ne të forcojmë gjithë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale që shfrytëzohen nga këto platforma, përfshirë këtu edhe punën e mirë që po bëhet me këtë ndërhyrje të sotme ligjore. E vërteta është që pjesa më e madhe e jona këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas te na ndërgjegjësojë për forcimin çdo lloj barriere apo dige që video te pa lejuara te arrijnë në sytë e kësaj moshe”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026