Pozoi për revistën “Playboy”, ministrja franceze përballet me kritikat e shumta
Një ministre e qeverisë franceze është vënë në qendër të kritikave pasi pozoi për kopertinën e revistës Playboy.
Marlene Schiappa, ministrja për ekonominë sociale, ishte e veshur plotësisht për realizimin e fotove. Ajo do të shfaqet në kopertinën e edicionit të prillit në Francë.
Megjithatë, ky veprim i saj ka bërë që ndaj saj të ketë shumë kritika nga kundërshtaret e saj në politik, por edhe nga kolegët.
Kryeministrja Elisabeth Borne i tha zonjës Schiappa se vendimi i saj nuk ishte aspak i përshtatshëm, veçanërisht në periudhën në të cilën ndodhet momentalisht Franca.
Javët e fundit Franca ka parë një seri përleshjesh të dhunshme mes policisë dhe punëtorëve grevistë, të cilët janë të zemëruar me ndryshimet e planifikuara të pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.
Propozimet e tij do të rrisin moshën e pensionit me dy vjet në 64.
Kritikat e kryeministrit Borne u bënë jehonë nga deputetja e Gjelbër dhe aktivistja e të drejtave të grave Sandrine Rousseau, e cila vuri në pikëpyetje kohën e lëvizjes.
“Trupi i grave duhet të jetë në gjendje të ekspozohet kudo, unë nuk e kam problem me këtë, por ka një kontekst social”,-është shprehur ajo.
Fotot e ministres do të shoqërohen me një intervistë të sajën për të drejtat e grave dhe homoseksualëve, si dhe abortin.
Ministrja e ekonomisë sociale mbrojti vendimin e saj për t’u shfaqur në revistë, duke shkruar në Twitter:
“Mbrojtja e të drejtës së grave për të bërë atë që duan me trupin e tyre kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira. Pavarësisht nëse kjo i bezdis hipokritët apo jo”.
Redaktori i edicionit në gjuhën frënge të Playboy mbështeti vendimin e zonjës Schiappa për t’u shfaqur në revistë, duke e përshkruar atë si ministren më “të pajtueshme me Playboy” në kabinetin e zotit Macron, për shkak të mbështetjes së saj të fortë dhe të zëshme për të drejtat e grave.
Ai gjithashtu mbrojti vetë revistën, e cila ka zemëruar prej kohësh feministët për atë që disa e shohin si objektivizimin e trupave të grave.
“Playboy nuk është një revistë pornografike, por një revistë tremujore me 300 faqe një përzierje e një libri dhe një reviste për atë që është intelektuale dhe në trend,”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare