Trump gati për betejë, ish-presidenti amerikan pritet të përballet me mbi 30 akuza
Ish-presidenti amerikan Donald Trump po bëhet gati për betejë, në prag të seancës dëgjimore të martën në Gjykatën e Nju Jorkut.
Gjatë së hënës, Trump udhëtoi drejt qytetit të Nju Jorkut nga resorti i tij Mar a Lago në Florida, për t’u përballur me akuzën për pagesa të fshehta të bëra për një aktore filmash për të rritur.
Pas seancës gjyqësore, ish-kreu i shtetit do të kthehet direkt në Florida, ku do t’u drejtohet mbështetësve.
Nga ana e tij, Trump ka vazhduar të mohojë shkeljen për të cilën akuzohet. Avokati i tij, Joe Tacopina deklaroi se akuzat ndaj ish-kreut të shtetit do të luftohen me rigorozitet.
“Ai është një person i gatshëm të luftojë. Ne jemi gati për këtë betejë dhe po punojmë për ta shfajësuar atë sa më parë”, tha përfaqësuesi ligjor, i cituar nga mediat amerikane.
Por burimet mediatike thonë se Trump do të përballet me mbi 30 akuza për mashtrime me pagesën prej 130 mijë dollarësh që i kishte bërë aktores Stormy Daniels në vitin 2016, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një marrëdhënie jashtëmartesore.
Burime në dijeni të çështjes kanë deklaruar se ish-presidenti do të akuzohet për falsifikim të të dhënave të bizneseve të tij në shkallën e parë, lëvizje e konsideruar një krim në bazë të ligjit të Shteteve të Bashkuara.
Trump nuk pritet të vihet në pranga, por do të jetë i rrethuar nga agjentë federalë, të cilët do të kujdesen për sigurinë e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West