Bie nga lartësia në fabrikën e tij, ndërron jetë pronari

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
3 Prill 2023 | 16:48

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë, pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia në fabrikën e tij.

Pronari 50-vjeçari ishte duke punuar në fabrikë, në momentin që u rrëzua aksidentalisht dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026