Lideri i PD-së kritika Ramës për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19

18 Nëntor 2020 | 16:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar sërish qeverinë Rama për keqmenaxhim të pandemisë së Covid-19.

Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryedemokrati Basha thekson se qytetarët kanë nevojë urgjente për një qeveri, e cila duhet të jetë e gatshme të sigurojë ndihmë ekonomike për çdo familje.

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty! Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje”, shkruan Basha.

Ai zotohet se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një qeveri, që do të jetë në mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

“Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë”, thekson ai.

Gjithashtu, kreu i PD-së Lulzim Basha pothuajse në çdo dalje publike ka ftuar qeverinë Rama, që të aplikojë pesë pikat e propozuara nga selia blu për të menaxhuar pandeminë e Covid-19. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026