‘Vrasja dhe Covid-19″, oficeri rus zbulon frikën më të madhe të Putinit

4 Prill 2023 | 14:23

Një oficer rus, anëtar i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), u zhvendos në Turqi për t’i shpëtuar dënimit të Presidentit Putin,  i cili nuk heziton ta quajë atë “kriminel lufte”.

Gleb Karakulov, siç është emri i tij, i bëri thirrje Perëndimit të bëjë gjënë e duhur për ta ndëshkuar siç e meriton.

Ai gjithashtu pretendon se presidenti rus ka frikë për sigurinë e tij, saqë preferon të qëndrojë i izoluar “në bunkerin e tij”.

Për më tepër, siç thotë ai, Putini ka “frikë nga vdekja” ndërsa shtoi se ai nuk përdor kurrë celular.

“Putin ka frikë nga ideja se do të vritet nga armiqtë e tij dhe zgjedh të qëndrojë “në bunkerin e tij” në vend që të udhëtojë si dikur. Domethënë, në të gjitha vitet e shërbimit tim, nuk e kam parë asnjëherë me celular dhe as që kam përdorur internetin. Ai merr informacion vetëm nga rrethi i tij i ngushtë, që do të thotë se ai nuk është mjaft i informuar”- tha ai.

Ai shton se Putini ka një fobi ndaj sëmundjes Covid dhe, për këtë arsye, është ende i izoluar.

“Ne kemi ende një president që është në izolim. Duhet të respektojmë një karantinë të rreptë për dy javë para çdo takimi, edhe ato që zgjasin 15 deri në 20 minuta”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026