“Ambicia ime, rritja e pensioneve”- Rama: Kompanitë kanë para, t’i rritin pagat
Shqipëria ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, ku nuk mund të abuzohet me pagat e punonjësve. Me këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama thotë se po hartohet një ligj i ri që godet kompanitë abuzuese, dhe rregullimi i skemës do të ndikojë në rritjen e pensioneve.
Qeveria po përgatit një ligj më të fortë për të ndëshkuar kompanitë që nuk deklarojnë pagat e plota të punëtorëve. Sipas kryeministrit, sot Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, kur puna në të zëzë apo paga e padeklaruar nuk duhet të diskutohën më.
Deklarimi i plotë i pagave do t’ë nxisë edhe rritjen e pensioneve, për të cilat Rama tha se e ka ambicje personale.
“Pensionet nuk janë të lidhura me taksat por me kontributet. Sa më shumë të kontribuojmë aq më shumë do të kemi. Rritja e pensioni është objektivi pas pagave. Ambicia ime është të mos iki nga ky post pa i rritur në mënyrë të ndjeshme. Që të rriten pensionet duhet të punojmë për kontribute”, tha Rama
Rama sqaroi në daljen e tij edhe motivet për rritjen e pagës, të cilat janë të lidhura me zhvillimin ekonomik të vendit përmes rritjes së investimeve, eksporteve dhe flukseve turistike.
LEXO GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.