Rama flet me shifra: Shqipëria eksportoi 4.1 mld € në 2022, si u rritën të ardhurat

4 Prill 2023 | 10:17

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Përfaqesuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, foli në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë.

Në fjalën e tij ai theksoi se eksportet në Shqipëri në vitin 2022 ikapën shifrën 4.1 miliard euro.

Më tej ai theksoi se gjatë vitit të kaluar numri i turistëve ishte 7.5 milion dhe se rritja e të ardhurave ka qenë dy herë më i lartë se numri i vizitorëve.

“Të ardhurat për banor në vit në Shqipëri janë rritur nga 3300 euro kur ne morëm detyrën në mbi 6 mijë pasi morëm ne detyrën.

Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 eksportet kanë arritur shifrën rekord në 4.1 mld euro, 57% më shumë se në vitin 2019 falë punës dhe përpjekjet për sipërmarrje. Eksportet bujqësore janë rritur në 59%. Të ardhurat vjetore nga turistët e huaj në 2022, janë 2.84 miliardë euro, ndërkohë që numri i turistëve preku 7.5 milion. Rritja e të ardhurave ka qenë dy herë më i lartë se numri i vizitorëve, kjo do të thotë se është rritur konsumi.

Të ardhurat vjetore nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022, 156 milion euro, 62% krahasuar me vitin 2019.

Investimet e huaja direkte janë rritur 29% krahasuar me vitin 2019, 1.37 miliardë e arritur ndonjëherë”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026