Protokolli i kurimit në shtëpi, lista e ilaçeve për COVID-19 që rimbursohen
Në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli i Ministrave ka miratuar skemën e rimbursimit të barnave për të sëmurët nga COVID-19 që marrin trajtim ambulatorë në banesë.
Nga kjo skemë përfitojnë vetëm personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse.
Euronews Albania ka zbardhur protokollin e kurimit në shtëpi të të sëmurëve me COVID (në dy stadet e para), barnat që nevojiten për kurim në çdo rast dhe vlerën e rimbursuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Stadi i parë
a) Vitaminë C 1000 lekë
b) Lëngje —
c) Antipiretikë (Paracetomol) 210 lekë
d) Trisol kur ka diare 1000 leke kutia
e) Shurup kolle kur ka kollë 860 lekë
Totali: 3070 lekë
Vlera e rimbursueshme: 1650 leke.
(Në faturë nuk përfshihet antibiotiku, që mund të rekomandohet nga mjeku, Zinku, vitamina D3, Oksimetri, apo dhe ilaçe të tjera të domosdoshme sidomos për pacientët në moshë.)
Stadi i Dytë
a) Vitaminë C 1000 lekë
b) Lëngje —
c) Antipiretikë (Paracetomol) 210 lekë
d) Trisol kur ka diare 1000 leke kutia
e) Shurup kolle kur ka kollë 860 lekë
f) Azitromicine (antibiotik) 660 lekë
g) Levofloksacin (antibiotik) 1229 lekë
h) Kortizonik 492 lekë
i) Antikoagulant (30 copë) 9000 lekë
Totali: 14451 Lekë
Vlera e rimbursueshme: 10900 lekë
Nuk përfshihen: (Oksimetri, zinku, antibiotikët më të fortë, të cilët në shumë raste janë të domosdoshëm për kurim shembull Roxipime 11000 lekë, etj.)
Çmimet janë vetëm për barnat që merren nga goja dhe jo intervenozet, ku një faturë varion nga 30.000 lekë – 50.000 lekë.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës