“Aktakuza ndaj meje ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme”, – Trump flet pas gjyqit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë.
Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media.
“Ky rast i rremë (aktakuza) u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.
Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”.
“Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.
Më 4 prill, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, Trump shtë deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë.
Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht këta regjistra për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor