Kurti-Vuçiç sërish bashkë. Çfarë pritet të ndodhë më 22 prill
Më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Këtë deklaroi Besnik Bislimi pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit
Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.
Kosova dhe Serbia kanë renë dakord për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Këtë e bëri të ditur kryenegociatori serb Petar Petkoviç, pas takimit trepalësh në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviç pas takimit të së martës.
Petkoviç tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.
“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit trepalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, shtoi Petkoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)