“Bisedime do jenë një torturë e rëndë”, Vuçiç sulmon Albin Kurtin për dialogun

4 Prill 2023 | 10:08

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke hedhur dyshime se me pushtetin që është sot do të jetë i vështirë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç u shpreh skeptik për bisedimet që do të mbahen sot mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se bisedimet do të jenë “torturë e rëndë” dhe se ai “në thelb nuk është optimist”, por se nuk e di nëse do të ketë progres apo jo.

“Problemi thelbësor nuk është as çfarë do të thotë dikush dhe as çfarë do të zbatojë dikush. Është shumë më e rëndësishme nëse mund të normalizojmë marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës. Kam frikë se kjo nuk është realiste me këtë lloj qeverisjeje në Prishtinë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, qeveria e Kosovës “shpik konflikte të reja dhe provokon serbët çdo ditë, me inkursione të pafundme në Veri dhe duke i bindur ambasadorët e vendeve të Kuintit se duhet bërë sepse janë kriminelë”.

Vuçiç tha se Serbia do të përmbushë “gjithçka që tha se do të përmbushte” në kuadër të dialogut me Kosovën nën kujdesin e BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026