U konfliktua me një person në rrugën “Vaso Pasha”, ndërron jetë 46-vjeçari në Tiranë
Ka ndërruar jetë në spital një 46-vjeçar i cili u kunfliktua me një tjetër shtetas në kryeqytet më datë 31 mars.
41-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë 6 ditë pas zënkës në rrugën “Vaso Pasha” në kryeqytet.
Viktima, pas një konflikti, u qëllua me sende të forta nga një 25-vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Po vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një 41-vjeçar.
Materialet në ngarkim të tyre janë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset