“A dukem bukur? Më nxirrni bukur në kamera” – rumuni i 118 kg kanabis para gjykatës

5 Prill 2023 | 13:38

Rumuni George Coman i akuzuar për transport të lëndëve narkotike ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Para fillimit të seancës, Coman është habitur me praninë e madhe të kamerave të gazetarëve dhe ka nisur të bëjë humor me ta, madje të shkëmbejë dhe batuta, teksa i pyet se “a ishte bukur dhe ta nxirrnin siç duhej në kamera”.

Ai ka qenë i interesuar nëse lajmet do kalonin dhe për mediat rumune.

George Coman dhe Daniela Buturugaru tri ditë më parë janë kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me 118 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026