Platformë për financimet e partive, Celibashi: Ndihmon mbikëqyrjen efikase
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi sot Platformën Elektronike për Raportimin Financiar për forcimin e monitorimit të financimit të partive politike dhe transparencës së fondeve në fushatë.
Gjatë këtij prezantimi, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se përmes teknologjisë nuk shuhen problemet, por kjo platformë ndihmon në rritjen e mbikëqyrjes së procesit dhe parave që shpenzohen për fushatën.
“Kjo platformë nuk është mekanizmi që zgjidh të gjitha problematikat lidhur me raportimet e partive për sa i përket fushatave zgjedhore. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase”,-tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Sakaq, ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann theksoi se platforma u jep forcë qytetarëve për të kërkuar më tepër transparencë dhe rrit mundësitë për të luftuar korrupsionin.
“Me një platformë të tillë, ne shohim një mundësi për të fuqizuar njerëzit, qytetarët që mund të kontrollojnë se çfarë ndodh. Qytetarët mund të zgjedhin bazuar se kë ata mendojnë se është kandidati më i mirë për punë. Në këndvështrimin tonë kjo është thelbësore, a do jetë ky fundi i sfidës? Jo, po për ne është një hap i rëndësishëm. Është i bazuar në transparencë, është po ashtu një element për të cilin po punojmë, të luftojmë realitetin e korrupsionit sepse me transparencë korrupsioni nuk ka asnjë mundësi”,-tha Christiane Hohmann, ambasadore e BE në Shqipëri
Sa i takon financimeve të partive, brenda pak ditësh pritet që KQZ të shpërndajë fondin që iu takon për fushatën elektorale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet