Pandemia Covid-19, presidenti i RMV-së propozon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

19 Nëntor 2020 | 13:57

Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri tek presidenca në “Vilën Vodno”, kreu i shtetit Stevo Pendarovski tregoi se është vendosur të propozohet shpallje e gjendjes së krizës në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut e që do të zgjasë 30 ditë.

Presidenti tha se gjendja me pandeminë në vend është shumë serioze. Kryeministri Zoran Zaev ndërkaq informoi se sonte, ose më së voni nesër, Qeveria do të mbajë seancë ku do të shpallet gjendja e krizës.

Kjo gjendje nuk lidhet me orën policore ose ndalesën e lëvizjes, Zaev theksoi se tani për tani nuk janë duke menduar për orë policore, po megjithatë  nuk e përjashtoi mundësinë për këtë masë në të ardhmen.

Gjendja e krizës nënkupton se edhe ushtria do të kyçet. Gjendja e krizës nënkupton se edhe ushtria do të kyçet në luftën ndaj pandemisë, por gjithashtu edhe të gjitha kapacitetet dhe kuadrot e spitaleve private vihen në dispozicion të shtetit.

Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut mund të shpallet gjendje krize në gjithë territorin. Gjendje e tillë është shpallur vetëm në rajone të caktuara, siç ka qenë në jug dhe veri të vendit, gjatë krizës me migrantët.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit morën pjesë të gjithë anëtarët, përveç ministrit të Brendshëm. Me ftesë të veçantë nga presidenti i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ka informuar për gjendjen me pandeminë dhe kapacitetet për përballje me të.

Këto propozimet të krerëve të lartë të shtetit fqinj vijnë pas rritjes se rasteve të të infektuarve dhe numrit të viktimave nga Covid-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026