Kurti: Atyre që cenojnë zgjedhjet në veri do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb, janë të domosdoshme.
Teksa është pyetur nëse do të ketë zgjedhje në veri, Kurti ka thënë se e kanë vënë në dispozicion për përgatitjen e për organizimin e duhur të zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, shkruan KosovaPress.
Sipas tij, aktualisht ministrit e linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces.
Kurti paralajmëroi se kushdo që do të cenojë të drejtën e votës do përballet me ligjin.
“Ministria e Brendshme, ajo e pushtetit lokal dhe Ministria e Arsimit janë angazhuar sipas fushëveprimit të tyre në ofrimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Përtej kësaj shfrytëzoj rastin të them se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijojnë ta cenoj këtë të drejt themelore nuk ka çka të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 16:58 Franca e sheh Sirinë si një rrugë alternative nafte për në Hormuz
- 16:58 Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk
- 16:52 Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Nuk ka shenja se Kievi qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream
- 16:49 George Clooney hyn në listën e 500 njerëzve më të pasur në Francë
- 16:45 Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)
- 16:40 Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet