Kurti-Vuçiç sërish bashkë. Çfarë pritet të ndodhë më 22 prill 

5 Prill 2023 | 10:03

Më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Këtë deklaroi Besnik Bislimi  pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit

Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.

Kosova dhe Serbia kanë renë dakord për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Këtë e bëri të ditur kryenegociatori serb Petar Petkoviç, pas takimit trepalësh në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviç pas takimit të së martës.

Petkoviç tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.

“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit trepalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, shtoi Petkoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026