“Duam të na ndërhyjnë ndërkombëtarët”, Shabani: Këta kanë 32 vite që na varfërojnë
Endrit Shabani tha se politikanët shqiptarë nuk duhet të ankohen për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve , pasi janë ata fajtorët që varfëruan vendin dhe i kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjet e tyre.
Ndërsa po diskutohej për apelin e bërë nga ambasadorja Yuri Kim për të mos patur ‘non grata në zgjedhje’ , kreu i nismës Thurje tha se Shqipërisë i duhet ndërhyrja e ndërkombëtareve e, pasi ne synojmë të shkojmë drejt perëndimit.
“Ne sjemi as Gjermania as Britania që të themi mos na ndërhy në punët e brendshme, ne ku ta presim që të na ndërhyjnë në punët e brendshme. në 32 vite e kanë varfëruar aq shumë këtë vend sa e vetmja shpresë që ne kemi është të na shpëtojnë ndërkombëtarët.
Nëse në 32 vite këta do i kishin kthyer dinjitetin shqiptarëve, do i kishin kthyer dinjitetin Shqipërisë do kishin ndërtuar këtu institucione, ndoshta do i kishim harruar ndërkombëtarët. Këta janë të parët që nuk mund të kërkojnë të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët”,-tha për Euronews Albania Endrit Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet