“Një ekip afatgjatë do të qëndrojë këtu”- Glover zbulon masat e ODHIR për zgjedhjet
Audrey Glover, shefja e misioni të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, mbajti këtë të premte deklaratën e për për mediat nga Tirana.
Glover zbuloi se ODHIR, do të ketë një ekip afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në vend, i cili përbëhet nga 13 ekspertë që do të qëndrojë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Shqipëri.
Gjithashtu ajo nënvizoi se ditën e zgjedhjeve do të vijnë dhe monitoruesit afatshkurtër, të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë ditës së votimit, dhe gjatë numërimit e daljes së rezultateve.
“Jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor, e theksoj këtu jemi vetëm për të vëzhguar dhe pa ndikuar në ecurinë e procesit. Po raportojmë ato që po vëzhgojmë.
Me vezhgim kemi parasysh vëzhgimin para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Ne do të kemi një ekip bazë prej 13 ekspertësh të vendosur në Tiranë, ku përfshihen një ekpert ligjor, një ekspert zgjedhjesh, një ekspert politik, 2 analistë për mediat, 1 analistë për pakicat kombëtare dhe një kordinator për vëzhguesit afatgjatë. Do të ketë gjithashtu një ekpert për burimet njerëzore, sigurinë dhe për financat, sigurisht i fundit por jo nga rëndësia, do të jetë zëvendësi im.
Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të mirëinformohen në Tiranë dhe shpërndahen në të gjithë vendin. Do të kemi gjithashtu para ditës së zgjedhjeve edhe monitoruesit afatshkurtër të zgjedhjeve të cilët do të informohen në Tiranë për të shpërndarë më pas në të gjithë vendin ku do të vëzhgojnë qendrat e votimit, qendrat e numërimit dhe daljen e rezultateve”, tha Glover.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta