A do të takohet me Berishën? Përgjigjet Shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover tha se është e gatshme të takohet me këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Këtë deklaratë e bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me kreun e Rithemelimit Sali Berisha edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata nga SHBA.
“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.
Glover në një deklaratë për mediat zbuloi se ODHIR, do të ketë një ekip afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në vend, i cili përbëhet nga 13 ekspertë që do të qëndrojë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Shqipëri.
Gjithashtu ajo nënvizoi se ditën e zgjedhjeve do të vijnë dhe monitoruesit afatshkurtër, të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë ditës së votimit, dhe gjatë numërimit e daljes së rezultateve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026