‘I dënuar në Greqi’, PD: KQZ ka shkelur ligjin, do ankimojmë në KAS për Ismailajn

7 Prill 2023 | 13:20

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është shprehur se do të bëjnë ankimin në KAS,  për kandidatin e për kryetar Bashkie në Mallakastër Qerim Ismailaj, pasi ky i fundit është i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Në një deklaratë për mediat, Bardhit theksoi se PD do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se Ismailaj nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.

Më tej ai theksoi se KQZ ka shkelur lihgjin duke konfirmuar kandidimin e Qerim Ismailajt në zgjedhjet lokale.

“I përzgjedhur i Edi Ramës për Mallakastrën ishte  i dënuar me 3 vite në Greqi dhe u ishte fshehur autoriteteve greke. Në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj duke e dënuar me falsifikim të formularëve duke e dënuar me 6 muaj  burg. KQZ dhe Këshilli i Ministrave duhet të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të  kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Më datë 5 prill 2023 në shkelje flagrante të ligjit të dekriminalizimit Ilirjan Celibashi ka konfirmuar kandidimin në shkelje të ligjit Qerim Ismailaj. Ne do të depozitojmë dhe ankimimin me qëllim zbatimin e përpiktë që ligjit të dekriminalizimit. Duhet t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje”- tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026