Përse Alibeaj nxori kandidat për Tiranën, por jo për qytetet e tjera? Flet analisti

7 Prill 2023 | 13:07

Analisti Fitim Zekthi komentoi kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Enkelejd Alibeaj zgjodhi kandidat për Tiranën pasi në kryeqytet qëndron elita e Shqipërisë dhe sipas tij logoja e PD-së mund të përfaqësohej fuqimisht.

Ndër të tjera ai foli dhe për diskutimet që janë bërë në mbledhjet e kryesive të PD-së.

“Kryesitë u mblodhën disa herë. Shumë thanë se mos të nxjerrim kandidatë në disa zona, ndërsa të tjerët thanë se duan kandidatë. Kryesia e madhe e PD, Alibeaj e të tjerë thanë se duam kandidatë për Tiranën sepse Tirana ka 1 milionë e ca banorë, është elita e Shqipërisë. Sipas tyre logoja e PD-së mund të përfaqësohet fuqimisht. Janë disa arsye që e bën Alibeajn të merrte këtë vendim”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026