Operacioni Teksas| Kishte kthyer banesën në ambient për poker, arrestohet 43-vjeçari

7 Prill 2023 | 14:02

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira në një ambient për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu bëhet me dije se u proceduan penalisht dhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri, çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund

Materialet në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë”, thueht në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026