EMRI| Përdhunoi gruan dhe rrahu fëmijët, kapet i dënuari me 11 vite burg në Itali
Afrim Gjergji, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të premte nga ekipi i Fast Albania.
46-vjeçari rezulton një person i dënuar me 11 vite burg në shtetin fqinj për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.
Gjergji u lokalizua në qytetin e Durrësit vetëm disa orë pasi ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga interpol Roma.
Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku do të buajë dhe dënimin e dhënë nga gjykata.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë