14 -vjeçarja humb jetën nga zjarri në banesë, vihet në pranga adoleshenti

7 Prill 2023 | 14:54

Një vajzë, 14 vjeçe është konfirmuar si viktimë e një zjarri në një bllok banesash në lindje të Londrës.

Bëhet fjalë për një ngjarje ku një zjarr shpërtheu në një ndërtesë trekatëshe duke  bërë që disapersona të mbeteshin të plagosur, ndërsa vajza adoleshente ka humbur jetën .

Një nga dëshmitarët ka përshkruar momentet e tmerrit.

“Pashë njerëz që hidheshin nga dritaret nga ballkoni në krye, njerëzit vraponin kudo”,-tha një dëshmitarë.

Ka nisur një hetim për vrasje, ka thënë policia duke shtuar se zjarri po trajtohet si zjarrvënie, ndërkohë që për këtë ngjarje është  vënë në pranga një 16-vjeçar

Policia, paramedikët, një ambulancë ajrore dhe gjashtë makina zjarrfikëse iu përgjigjën njoftimeve për një zjarr në rrugën Tollgate, Beckton në orën 17:28 të së enjtes.

Pesë persona në banesë u plagosën pasi zjarri shpërtheu ndërtesën trekatëshe, duke lëshuar tym të zi në ajër, tha policia.

Pamjet treguan flakët që dilnin nga dritaret në katin e dytë, me dëshmitarët që pretendojnë se banorët u hodhën nga dritaret e tyre për t’i shpëtuar zjarrit të furishëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026