Kurti pret në takim ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së

7 Prill 2023 | 16:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog​, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zv. Kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.

Ata shprehën përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes. Kërkuan gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Të dielën e 7 qershorit, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të...
11:37 | 06/06/2026

“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup

Një grup qytetarësh zhvilloi sot një protestë simbolike para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Protestuesit vendosën pankarta...
11:32 | 06/06/2026

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve të...
10:07 | 06/06/2026